Kreu i Bashkisë së Fierit Armando Subashi deklaroi në Komisionin Hetimor për Inceneratorët se problemi trajtimit të mbetjeve shkon përtej mundësive të bashkive ndaj duhet një mbështetje nga qeverisja vendore.
“Problemi i trajtimit të mbetjeve dalin tej mundësisë së bashkive. Bashkitë nuk mund ta zgjidhin këtë problem pa mbështetje nga qeverisja vendore. Janë investime të mëdha dhe komplekse. Për të mos folur për mundësitë financiare të bashkive. Fakti që për 50-60 vjet ajo fushë mbetjesh ishte aty dhe bashkitë nuk kishin çfarë të bënin është tregues i kësaj situate. Sigurisht që unë personalisht por edhe në detyrën e kryetarit, kemi qenë të gatshëm të pranonim çdo lloj modeli të përshtatshëm në raport me kriteret e pranuara edhe me standardet e BE”, u shpreh Subashi.
Ai foli edhe për procedurën e shpronësimit në vendin ku është ngritur Inceneratori.
“Së pari nuk mendoj se vlera e shpronësimit ka ndryshuar sepse nuk kemi pasur një vlerë fillestare shpronësim. Nëse impianti do dorëzohet në zonë do shpronësohej toka e cila ishte privat. Kosto e shpronësimit do të ishte rreth 52 mln lekë të reja. Më shumë se ajo që është shpronësuar në vendin tjetër. Nëse procesi do të kishte avancuar edhe disa ditë këto do ishim para nëj dokumenti akoma më zyrtar. Në kushtet kur këtë vlerësim nuk e kemi zyrtarisht”, tha ai.
Gjatë marrjes në pyetje Subashi pati edhe një përplasje me kryetaren e Komisionit Jorida Tabaku për një etiketim të bërë nga ajo në lidhje me personat që bëjnë raportin.
Pjesë nga debati
Jorida Tabaku: Mund të jetë një raport i bërë që mund të jetë edhe një familjar
Armando Subashi: Mund të merrem edhe unë me familjarët tuaj. Tërhiqe atë që the
Jorida Tabaku: Nuk kishte atë qëllim
Belind Këlliçi: Zoti Subashi mos ta kthejnë më diskutim kot. Të mbetemi te thelbi i çështjes
Jorida Tabaku: Nga dikush që mund të jetë edhe familjar i imi, nuk ka lidhje me ju fare.
Belind Këlliçi: Zoti Subashi të rrimë tek thelbi i çështjes
/abcnews.al