Problemet shëndetësore, lë qelinë Xhika

schedule13:12 - 26 Korrik, 2018

schedule 13:12 - 26 Korrik, 2018

Problemet shëndetësore dhe ndryshimi i kushteve ligjore bindën Gjykatën për Krimet e Rënda të lirojë nga qelia Dashamir Xhikën. Ish-drejtuesi i ARRSH-së, i akuzuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” gjatë ndërtimit të aksit Tiranë-Elbasan do të vijojë të hetohet në “arrest shtëpie”.

Gjykata për Krimet e Rënda liroi nga qelia Dashamir Xhikën, ish-kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ai qëndronte në paraburgim prej 7 shkurtit 2018, si i dyshuar për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” konsumuar  gjatë ndërtimit të segmentit rrugor Tiranë-Elbasan.

Gjyqtarja Ilirjana Olldashi pranoi të enjten kërkesën e ish-zyrtarit të lartë për të zëvendësuar masën e sigurisë “arrest në burg” me atë të “arrestit shtëpiak”.

Burime pranë seancës bënë me dije se avokati Ardian Leka e ka arsyetuar kërkesën për zbutje të masës së sigurisë me probleme shtëndetësore të të dyshuarit. Në të njëjtën kërkesë, avokati ka pretenduar ndryshimin e kushteve ligjore për llojin e masës së sigurisë, pas përfundimit të veprimeve kryesore hetimore dhe mungesës së mundëisë për ndërhyrje apo dëmtim të provave.

Pasi është njohur me pretendimet e palëve, gjyqtarja Oildashi ka vlerësuar si të bazuar në ligj dhe prova kërkesën e Xhikës. Përveç Dashamir Xhikës, Krimet e Rënda po hetojnë edhe dy ish-vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qurduka, për abuzimet në Tiranë-Elbasan, ku dyshohet t’i jetë shkaktuar 50 milionë euro dëm buxhetit të shtetit. Tre ish-zyrtaret u kallëzuan në dhjetor të vitit të kaluar nga Ministri i Energjitikës dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.

Ish-kreu i ARRSH ka mbajtur në vijimësi qëndrim mohues për akuzat. Ndërkohë ai po hetohet edhe nga Prokuroria e Elbasanit, si i dyshuar për abuzime gjatë ndërtimit të aksit rrugor Elbasan-Gjinar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!