Problemet me pagat dhe pozicioni i Brdaric, ç’thotë presidenti i Vllaznisë

schedule11:16 - 13 Mars, 2022

schedule 11:16 - 13 Mars, 2022

Alban Xhaferi ishte i mërzitur për humbjen kundër Tiranës një ditë më parë dhe këtë e shfaqi edhe në deklaratën e dhënë për mediat. “Ishte një humbje shumë zhgënjyese. Pjesa e parë ishte e mirë, por në të dytën u zhgënjeva jashtëzakonisht.  Kjo humbje e vështirëson shumë punën për objektivat që kishim.

Edhe për Kupën do të luftojmë. Jam i zhgënjyer të them të drejtën, me pjesën e dytë. Ndoshta nuk kishim egon e duhur të luftonim deri në fund dhe kjo ishte më zhgënjyese. Duhet të qetësohemi dhe të mendojmë si të arrijmë Kupat e Europës”.

Ai foli edhe për problemet financiare: “Vllaznia ka pasur probleme financiare, i ka të trashëguara, ka një borxh të madh me Tatimet. Ditë pas ditë po bëjmë balancat që të jetë e sigurt në financa dhe të mos penalizohemi nga problemet. Ka pasur disa vonesa të vogla me disa lojtarë për disa pagesa, por gjithçka është drejt normalizimit.

Te Vllaznia ka pasur problematikë gjithmonë me pjesën e pagave, ka qenë pjesa e bashkisë që është vënë shpesh në dukje. Po ka ekipe të tjera që janë me më shumë vonesa se Vllaznia, e nuk bëhet zhurmë. Janë dy muaj vonesat, por mendoj brenda javës tjetër çdo gjë do të shkojë drejt normalitetit. Janë disa lojtarë me kontrata njëvjeçare, se me disa ka marrëdhënie të ndryshme, e gjithsecili do të marrë atë që i takon”.

A rrezikon Brdaric? Xhaferi deklaron: “Në këtë moment rrezikojmë të gjithë, pasi projekti është i ndërtuar që të arrijmë disa objektiva. Sigurisht që nuk jemi të kënaqur. Askush nuk është i paprekshëm te Vllaznia, derisa ekipi të gjejë rinisjen e duhur për të mbyllur sezonin”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!