Problemet me mbetjet, arrihet marrëveshja tre palëshe për plehrat e Durrësit

schedule14:53 - 16 Qershor, 2020

schedule 14:53 - 16 Qershor, 2020

Arrihet marrëveshja tre palëshe për shqetësimin me mbetjet e integruara urbane të Durrësit.

Mësohet se marrëveshja është dakordësuar mes Bashkisë së Durrësit-Qeverisë dhe drejtuesve të impiantit të përpunimit në Sharrë.

Për katër muaj, mbetjet e Durrësit do të transportohen drejt Sharrës, pa pagesë.

Burime për ABC News thonë se nesër Kryebashkiakja e Durrësit është thirrur në Kryeministri, ku do takohet me kryeministrin Rama.

Në këtë takim pritet të diskutohet për mbetjet dhe planin e rindërtimit post-tërmet./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!