Teuta mori tre pikë të arta në ndeshjen e djeshme me Partizanin, ndërkohë që tani mendon për sfidën e radhës me Flamurtarin. Trajneri Edi Martini për sfidën me vlonjatet duhet të rivëjë mbrojtjen, për shkak të mungesave.
Rustem Hoxha dhe Blagoja Todorovksi u ndëshkuan me kartonë të verdhë në takimin me të kuqtë dhe në fundjavë do të duhet të pushojnë, për të qenë më pas gati për sfidën me Laçin në transfertë.
Rikthehet për takimin me vlonjatët Kuros, i cili do të marrë vendin e tij në linjën e majtë të prapavijës. Me shumë mundësi djathtas do të pozicionohet Fabio Beqa. Martinit do i duhet të vendosë edhe për partnerin e Arapit në qendër të prapavijës. /abcnews.al