Problemet e traktit tretës në moshën e tretë, si t’i kurojmë nëpërmjet ushqimit

schedule20:02 - 26 Nëntor, 2020

schedule 20:02 - 26 Nëntor, 2020

Mosha e trete ka pluset dhe minuset e veta. Nje gje pozitive eshte qe keni me shume kohe ne dispozicion per t’u relaksuar dhe per te shijuar jeten. Nder gjerat negative mund te permendim sfidat qe paraqet shendeti ne kete moshe- duke perfshire ketu nje rritje te crregullimeve te traktit tretes.

Sigurisht problemet me stomakun mund te ndodhin ne cdo moshe, por jane me te shpeshta ne moshen e trete. Shume te moshuar perdorin medikamente anti-inflamatore per te kontrolluar dhimbje si artriti apo dhimbje te tjera kronike. Perdorimi i rregullt i ketyre medikamenteve rrit riskun e gjakderdhjeve dhe ulceres ne stomak.

Disa nga problemet me te zakonshme te traktit tretes jane:

Polipet.

Pas moshes 50-vjecare rritet risku per zhvillimin e polipeve. Keto polipe mund te mos jene kancerogjene, mund te behen kancerogjene me kalimin e kohes apo mund te jene kancerogjene qe ne fillim. Mendohet se shkaktohen nga regjimi ushqimor plus faktoret gjenetike .

Semundja e refluksit gastro-ezofagal.

Ndodh kur acidi i stomakut kthehet mbrapsht ne ezofag duke shkaktuar urth dhe simptoma te tjera. Ngrenia vone ne darke dhe ngrenia e ushqimeve te gabuara mund te shkaktoje refluks. Edhe medikamente te caktuara qe marrin te moshuarit si p.sh ilacet per presionin e gjakut shkaktojne te njejtat simptoma. Obeziteti rrit gjithashtu riskun per semundjen e refluksit gastro-ezofagal, keshtu qe nese shtoni peshe mund te keni me shume refluks.

Ashtu si me cdo problem tjeter shendetesor, parandalimi eshte mjekimi me i mire. Keto keshilla mund t’ju ndihmojne te mbroni traktin tretes dhe shendetin tuaj ne pergjithesi:

  • Kontrolloni dozen e medikamenteve me mjekun tuaj. Nese merrni mjekim anti-inflamator bini dakort me doktorin qe te merrni dozen me te ulet efektive.
  • Qendroni active. Ecni te pakten 40 minuta per 5 here ne jave. Kjo do t;ju ndihmoje te parandaloni shume problem shendetesore qe lidhen me moshen.
  • Hani me shume fibra. Ushqimet e pasura me fibra duke perfshire frutat dhe perimet, dritherat dhe fasulet/thjerrezat jane te pasura me vlera ushqimore dhe nuk kane teprice yndyrnash.
  • Pini shume lengje. Pini uje, cajra pa kafeine etj. E rendesishme eshte te mos ndjeni etje gjate dites.
  • Mbani nen kontroll peshen. Mbajtja e nje peshe te shendetshme ju ndihmon te parandaloni shume problem shendetesore qe lidhen me moshen te tilla si: semundjet e zemres, diabeti dhe presioni i larte I gjakut. Duke shmangur keto probleme shendetesore mund te reduktoni numrin e ilaceve qe ju duhet te merrni, cka ju ekspozon me pak ndaj efekteve anesore te traktit digjestiv. Pakesimi i yndyrnave, zgjedhja e ushqimeve te shendetshme dhe porcioneve te duhura do t’ju ndihmoje te mbani peshen nen kontroll.
  • Balanca alkaline dhe acide e trupit, e njohur ndryshe si pH mund te ndikoje mireqenien tuaj. Te gjitha ushqimet kane aftesi per te ndryshuar pH e trupit, i cili vazhdimisht lufton per balance. Semundjet shkaktohen kur trupi has shume ushqime acide dhe shume stres. Keshtu, keshilla eshte te konsumoni sa me pak ushqime acide dhe te fokusoheni ne ushqimet alkaline.
Ushqime alkaline Ushqime acide
Perimet  (asparag, brokoli,  sallatra, kastravec, hudher, xhinxher, kungull, spinaq etj.)

Yndyrna (vaj ulliri, lini, avokado).

Fruta (arre kokosi, avokado, shege, grejpfrut, domate)

Pije (qumesht bajame, cajra bimore, uje me limon, leng perimesh, uje natyral mineral)

Fara (bajame, susami, chia, kumini etj).

Mishi kuq

Produktet e bulmetit (qumesht,veze,djath,kos,akullore)

Kafe,caj

Pije alkoolike

Buka

Makaronat

Biskotat dhe embelsirat e ndryshme

Cokollatat

Ushqimet e paketuara

Vaji vegjetal

Margarina

Kikiriket

Stikat

 

*PhD.MD. Albana Daka, mjeke laboratori-nutricioniste 

/abcnews.al/