Probleme shëndetësore për trajnerin e Barcelonës, ndërpritet konferenca

schedule16:17 - 26 Shkurt, 2021

schedule 16:17 - 26 Shkurt, 2021

Barcelona pritë të luajë ditën e nesërme me Sevillan dhe ditën e sotme ishte parashikuar konferenca e zakonshme e trajnerit Ronald Koeman. Ky u fundit u shfaq para gazetarëve, por jo çdo gjë shkoi normalisht për të.

Konferenca u ndërpre për shkak se holandezi kishte gjakderdhje nga hunda. Koeman merr hollues gjaku për shkak të problemeve me zemrën dhe kjo është arsyeja se pse ai ka gjakderdhje të papritura nga hunda.

Nuk dihet nëse 57-vjeçari do të jetë në stol ditën e nesërme, por pritet që gjendja e tij të stabilizohet. Barcelona renditet në vendin e tretë të renditjes së kampionatit spanjoll me 50 pikë, pesë më pak se Atletico që kryeson edhe pse me një ndeshje më pak. /abcnews.al