Probleme për lojtarin e Ipswich, Dede fton sulmuesin e Teutës

schedule11:40 - 11 Tetor, 2019

schedule 11:40 - 11 Tetor, 2019

Shqipëria U21 po përgatitet për ndeshjen me Kosovën, ndërkohë që sot prej orës 16:15 do të zhvillojë një përbalkje me Shqipërinë U19. Këta të fundit kanë në program një ndeshje miqësore me Poloninë, të hënën prej orës 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

FSHF njofton së fundmi se ka edhe një ndryshim në listën e kombëtares U19, pasi një prej lojtarëve të ftuar ka pësuar një dëmtim.

“Në listën e U19 ka një ndryshim. Për shkak dëmtimi nuk ka ardhur Armando Dobra nga Ipswich, në vendin e tij është grumbulluar Dejvid Kapllani nga Teuta”, thuhet në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit, shpërndarë për mediat. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!