Probleme në këmbën e majtë, Diego Simeone humbet një tjetër sulmues

schedule13:40 - 28 Maj, 2020

schedule 13:40 - 28 Maj, 2020

Kanë mjaftuar pak ditë stërvitje që të nisë dëmtimi i futbollistëve. Diego Simeone ka marrë një lajm negativ dhe ka humbur shërbimet e një tjetër lojtari ofensiv pas Joao Felix. Angel Correa ka hasur probleme muskulore.

25-vjeçari argjentinas ka zhvilluar 33 ndeshje këtë sezon, gjatë së cilave ka shënuar shtatë gola. Sulmuesi i djathtë do të qëndrojë pushim disa ditë. “Correa e mbylli me dhimbje stërvitjen e ditës së martë.

Lojtari i është nënshtruar një rezonance magnetike, që konfirmoi dëmtimin muskulor në këmbën e majtë. Sulmuesi ynë është duke pritur për zhvillime të mëtejshme“, lexohet në komunikatën e Atletico Madrid. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!