Mediat e huaja shkruajnë se Kim Kardashian dhe Kanye West janë duke i dhënë fund lidhjes së tyre martesore. Sipas tyre, mes çiftit të famshëm që pak ditë më parë festuan dhe 6-vjetorin e martesës, gjërat nuk janë ashtu siç duket dhe se marrëdhënia është tensionuar gjatë dhjetë javëve të fundit.
Një burim tha për revistën “US Weekly” se: “Kim ndjehet sikur ajo ka nevojë për pak hapësirë nga Kanye. Ajo po përpiqet të jetë një nënë e shkëlqyer, të përqëndrohet në shkollën e drejtësisë dhe angazhimet e saj të punës dhe është e vështirë t’i bëjë të gjitha këto pa Kanye-n.”
Por pavarësisht pengesave, revista shkruan se Kim dhe Kanye duket se po bëjnë çmos për të shpëtuar martesën e tyre dhe për të mos arritur në divorc. /abcnews.al