Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Probleme me shikimin, fëmijët në zonat më të varfra kanë më pak probleme

schedule15:45 - 25 Maj, 2023

schedule 15:45 - 25 Maj, 2023

Një në tetë fëmijë të moshës shkollore në Shqipëri ka probleme me shikimin. Në këtë përfundim kanë dalë mjekët pas kontrollit  të kryer deri tani tek nxënësit e shkollave.

Përdorimi për një kohë të gjatë i telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike është një prej shkaqeve që rreth 13%  e nxënësve kanë nevojë për syze.

 “Qëndrimi me orë të zgjatura ne ekrane, kalimi nga ekrani i telefonit tek i kompjuterit, televizorit do ta lodhë syrin e do ta çojë në probleme. Kam bërë depistim edhe në periferi, Kamëz, Vorë, kam vënë re se në shkollat e periferisë ka më pak probleme. Më shumë problem kanë shkollat në qendër dhe problem kryesor është syri dembel.  Fëmijët higjenën e shikimit e kuptojnë thjeshtë në larjen e syve ndërkohë nuk kuptojnë raportin me dritën dhe ekranet, ka thënë mjekja Eliverta Kanina.



Vetë fëmijët pranojnë qëndrimin e zgjatur para telefonit ose kompjuterit.

Më shumë rri në telefon, loz dhe më shokët, e lë kur më dhemb koka”, thotë një nxënëse.

Mami më thotë që ta lë telefonin”, shprehet një tjetër.

Më thonë shumë herë por nuk i dëgjoj, nga drita e telefonit më dhemb koka ka thënë një nxënës”, ka thënë nxënësi.

Me kontrollin periodik të syve në  shkollat  9- vjeçare synohet  kapja në kohë e problemeve tek fëmijët  deri në 14 vjeç. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!