Probleme me planin e Biden për më shumë doza të para të vaksinës anti-Covid

schedule11:42 - 13 Janar, 2021

schedule 11:42 - 13 Janar, 2021

Nga Leana S. Wen, Washington Post

Presidenti Trump premtoi se 100 milion njerëz do të vaksinohen deri në fund të vitit 2020 dhe  100 milion doza vaksinash do të shpërndaheshin deri në fund të vitit 2020, por diçka e tillë nuk ndodhi.

Nga ana tjetër ekipi i Presidentit të zgjedhur Joe Biden sugjeroi të premten që, kur administrata e re të marrë detyrën, do të përdorë të gjithë vaksinat  që ka në dispozicion për popullin amerikan.

“Ky është një ndryshim prej 180 gradë nga strategjia e administratës Trump për të ruajtur rezerva të vaksinës, në mënyrë që të gjithë të marrin dozën e parë.

Megjithëse urgjenca e ekipit të Biden ka qëllim të mirë, një ndryshim i tillë mund të krijojë më shumë probleme sesa t’i zgjidhë ato. Numri i viktimave nga koronavirusi ka tejkaluar 4,000 në ditë dhe spitalet janë të  mbingarkuara pothuajse në të gjithë vendin, kështu që duhen vaksinuar sa më shumë njerëz që të jetë e mundur.

Pavarësisht premtimeve të Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara do të shpërndajnë 100 milion doza vaksinash deri në fund të vitit 2020, vetëm 6.7 milion njerëz janë vaksinuar deri më sot.

Ku qëndron problemi?

Shtetet e Bashkuara nuk kanë një strategji të qartë dhe të koordinuar të vaksinave. Që kur vaksinat u bënë të disponueshme për herë të parë katër javë më parë, më shumë se 22 milion doza janë dërguar në të gjitha shtetet.

Më pak se një e treta e popullsisë është vaksinuar, që përfshihen punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe të moshuarit në azile.

Për shkak të mungesës së fondeve, departamentet shëndetësore lokale dhe shtetërore ende nuk kanë krijuar hapësirat  e nevojshme për vaksinim masiv.

Si rezultat, Shtetet e Bashkuara po dështojnë në marrjen e vaksinave. Ajo që shqetëson tani popullin amerikan është që nëse ekipi i Biden nxiton të marrë më shumë vaksina, nuk ka asnjë garanci se ato doza do të shpërndahen në të gjitha shtetet.

Ajo që qeveritë duhet të kuptojnë është se mbase nuk ka kuptim të marrësh sa më shumë doza të nëse nuk ka një garanci për një dozë të dytë. Doza e dytë e vaksinave Pfizer dhe Moderna supozohet të jepet tre ose katër javë pas së parës. Këto vaksina kanë treguar 95 për qind efektivitet.

Por nuk kemi ide se çfarë ndodh nëse ka një vonesë të papritur me javë ose muaj midis dozave.

A do të jetë vaksina më pak efektive, dhe nëse po, me sa %?

Nëse ka një vonesë që zgjat, a do të duhet që e gjithë seria e vaksinave të fillojë nga e para, kjo është diçka për të cilën ende nuk kemi siguri.

Disa ekspertë kanë paraqitur një propozim për të vonuar qëllimisht dozën e dytë për të vaksinuar më shumë njerëz me dozën e parë.

Kjo qasje  është shqetësuese.

Tashmë, shumë njerëz kanë dyshime në lidhje me vaksinën e koronavirusit bazuar në perceptimin se Operacioni Warp Speed ​​ka nxituar në miratimin e vaksinës dhe pikërisht kjo gjë ka ulur besimin e popullit.

Ekziston edhe një përgjegjësi etike. Ata që zgjodhën të merrnin dozën e parë ishin të bindur se do të merrnin dozën e dytë në një afat të caktuar kohor.

A është etike që personat e vaksinuar të mos marrin dozën e dytë, për të vaksinuar një pjesë tjetër ?

Ekipi i Biden nuk ka deklaruar se do të ndjekë një protokoll të tillë.  Ndoshta ekipi i Biden ka besim në furnizimin me vaksina.

Por mund të ketë pengesa në prodhimin e vaksinave. Gjatë pandemisë së gripit H1N1, prodhimi ra shumë, me disa prodhues që prodhuan vetëm një të pestën e vaksinave që kishin premtuar.

Gjithashtu, edhe nëse prodhimi do të mbajë të njëjtin ritëm, kjo nuk zgjidh problemin në administrimin e  vaksinave, i cili mund të prekë rritjen e furnizimit.

Angazhimi i administratës së Biden për përshpejtimin e vaksinimit është për tu vlerësuar, por ka hapa të tjerë që zyrtarët duhet të ndërmarrin përpara se të përdorin çdo dozë të disponueshme.

Ata duhet të kenë garanci të prodhimit, se do të ketë  doza të dyta të mjaftueshme për të gjitha dozat e para të dhëna.

Ata duhet të përshpejtojnë në garën për sigurimin  e vaksinës. Në të kundërt, kjo  mund të zbehë besimin te populli dhe të pengojë progresin në një kohë kur nuk askush nuk mund ta përballojë. Përktheu Sonila Backa/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!