Probleme me obezitetin, spitali Hygeia u vjen në ndihmë pacientëve me metodat më bashkëkohore

schedule18:45 - 22 Maj, 2020

schedule 18:45 - 22 Maj, 2020

Tashmë të gjithë personat që kanë probleme me obezitetin mund të marrin zgjidhje pranë Spitalit Hygeia.

Këto ndërhyrje mund të kryhen nga prof.dr. Bahadir Çelep, drejtor i Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme, i cili ka kryer me sukses me qindra ndërhyrje kirurgjikale të obezitetit dhe sjell eksperiencën e tij në Spitalin Hygeia.

“Vitet e fundit obeziteti është shndërruar në një problem serioz për popullatën në mbarë botën duke u konsideruar si sëmundje. Indeksi i masës trupore, që është raporti i gjatësisë me peshën, është treguesi nëse një person është obez ose jo.

Personat me indeks mbi 40 konsiderohen obez. Obeziteti ndikon shumë në shëndetin tonë, duke çuar me së shumti në probleme me zemrën, hipertensionin, diabetin dhe rezulton se personat obezë janë më të predispozuar për insuficence renale. Trajtimi nis fillimisht me stilin jetesës dhe një dietë te mirë ushqimore”, u shpreh ai.

Prof.dr. Çelep tregon për procesin e trajtimit dhe ndërhyrjes që marrin pacientët pranë Spitalit Hygeia me metodat më bashkëkohore.

“Fillimisht bëhet vlerësim shumë i kujdesshëm i gjendjes shëndetësore të pacientit, nëse obeziteti është i lidhur vetëm me kequshqyerjen apo fsheh edhe probleme të tjera shëndetësore që mund të jenë tumore të gjendrës mbiveshkore apo të gjendrës së hipofizës që e bëjnë pacientin të shtojë në peshë.

Pra vetëm pasi të kemi bërë vlerësimin e saktë të gjendjes shëndetësore te pacientit, në fillojmë procedurat për ndërhyrjen kirurgjikale që synon reduktimin e masës dhjamore. Përpara ndërhyrjes në përgatisim pacientin që të jetë në gjendjen më optimale të mundshme, duke i shpjeguar atij dhe familjareve te tij, avantazhet dhe disavantazhet e trajtimit kirurgjikal.

Në teknikat kirurgjikale që ne aplikojmë në Spitalin Hygeia përgjithësisht janë dy lloje kirurgjisë, njëra është forma restriktive, pra që konsiston në zvogëlimin e stomakut dhe pacientët pas kirurgjisë nuk mund të konsumojnë shumë ushqim.Forma tjetër është grupi i keq përthithjes, pra nëpërmjet kësaj kirurgjie përveç se zvogëlojmë stomakun, pacienti kur konsumon ushqim, nuk mund ta absorbojë atë”, tha më tej Celep.

Kjo lloj kirurgjie zgjat nga 1 orë e 30 min deri në 3 orë dhe pacienti mund të lenë spitalin pas ditës se 5-te ose të 7-te. Vlerësohet se pacientët që i nënshtrohen trajtimit të obezitetit me kirurgji brenda vitit humbasin 40% të masës dhjamore./abcnews.al