Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Problem mbledhja, jo ruajtja e votës”/ Xhaferraj: Duhet të shqetësohemi pse në PD nuk vijnë njerëzit

schedule18:38 - 15 Prill, 2025

schedule 18:38 - 15 Prill, 2025

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj thotë se problem për PD nuk është ruajtja, por mbledhja e votës

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Xhaferraj u shpreh se në PD duhet të shqetësohen se pse nuk vijnë njerëzit.

“Problemin e kemi te mbledhja e votës, pse nuk na vijnë njerëzit. SPAK po bën punë të shkëlqyer. Problemi nuk është mbrojtja e votës, por mbledhja e votës. Unë personalisht, dua edhe non grata të hiqet. E mbështes SPAK, por këtu e ka vendosur procesin në bazamenti të lëkundur ligjor. UNë jam në PD për t’u bashkuar për parimet. Kur shoh që këta objektiva janë shitur, unë kam qëndruar dhe do të qëndroj”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!