Pritjes së ëmbël i erdhi fundi, çifti i njohur bëhen prindër për herë të parë

schedule07:21 - 28 Korrik, 2020

schedule 07:21 - 28 Korrik, 2020

Joe Jonas dhe Sophie Turner janë bërë prindër për herë të parë. Sipas TMZ, ylli i ‘Games of Thrones’ Turner ka sjellë në jetë vajzën e saj të mërkurën, që e kanë pagëzuar me emrin Willa.

Në fillim të vitit 2020, mediat e huaja raportuan se dyshja po pret fëmijën e tyre të parë. Megjithëse çifti kurrë nuk e konfirmoi zyrtarisht lajmin, duke dashur ta mbanin këtë fazë të re të jetës larg vëmendjes mediatike, aktorja 24-vjeçare u fotografua me barkun e rrumbullakosur.

Sophie Turner Joe Jonas become parents to a girl the couple announces through a statement

Turner dhe Jonas u martuan në një ceremoni  sekrete në maj të 2019-ës. Pothuajse dy muaj më vonë, dyshja i thanë “po” njëri-tjetrit sërish në një ceremoni madhështore të mbajtur në Francë.  /abcnews.al/