Kanë kaluar 54 vjet që atëherë, gjithsesi, Gordon Banks vazhdon të mbajë titullin e portierit që ka realizuar pritjen më të bukur në historinë e Kupave të Botës, mirëpo ajo që ngjau në Meksikë 1970, në duelin çerekfinal mes Anglisë e Brazilit, u përsërit në Gjermani.
Portieri i Turqisë, Mert Gynok, realizoi pritjen më të bukur të Euro 2024, që mund të jetë edhe pritja më e bukur në të gjithë këta kampionate, teksa në një “replikë” të Banks, Gynok ndaloi austriakun Christoff Baumgartner, madje në sekondat e fundit, duke siguruar kualifikimin për në çerekfinale.
Kjo ndodhi në reshjet e shiut në Lajpcig, dhe jo në diellin e qytetit meksikan, Guadalahara. Natyrisht, në kampionatet europiane ka pasur disa pritje të mëdha.
Nuk harrohet ajo që bëri Gianluigi Buffon, në klasiken e shquar Gjermani-Itali në 2016 në Francë, po ashtu, as heroizmi i dyfishtë iI portierit të Portugalisë ndaj Francës në Euro 2022.
Nuk bie më poshtë reagimi i gardianit të Spanjës, Unai Simon, në duelin kundër Kroacisë, ndërsa të rrufeshme ishin reflekset e portierit të Sllovakisë, Dubravka, në përballjen me Suedinë. /i.m /abcnews.al