Priti për rezultatet zyrtare, Putin uron më në fund Biden për fitoren e zgjedhjeve

schedule10:03 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 10:03 - 15 Dhjetor, 2020

Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar të martën Joe Biden për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA. Urimi vjen pasi Biden fitoi zyrtarisht edhe votën elektorale pas votimit në Kolegjin Zgjedhor që përcakton zyrtarisht presidencën e SHBA.

Kremlini më herët kishte njoftuar se do të priste për rezultatet zyrtare të zgjedhjeve përpara se të komentonte mbi rezultatin e tyre, në momentet kur vendet e tjera uruan Biden për fitoren në ditët pas votimit të 3 nëntorit.

“Nga ana ime, unë jam gati për bashkëveprim dhe kontakt me ju,” Kremlini citon të ketë thënë Putin.

“Putini i uroi presidentit të zgjedhur çdo sukses dhe shprehu besimin se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë një përgjegjësi të veçantë për sigurinë dhe stabilitetin global, mund, me gjithë ndryshimet e tyre, të ndihmojnë vërtet për të zgjidhur shumë probleme dhe sfida me të cilat përballet bota,” thuhet më tej në deklaratë. s.b/abcnews.al/