Pritet zyrtarizimi i fituesve të pesë bashkive në Kosovë

schedule09:12 - 23 Nëntor, 2017

schedule 09:12 - 23 Nëntor, 2017

Gjatë ditës së sotme do të shpallen fituesit në pesë bashkitë e mbetura pa kryetar në Kosovë. Vëmendja më e madhe është përqendruar në Prishtinë dhe Prizren ku diferenca mes kandidatëve është e vogël dhe votat me kusht e ato të diasporës, mund të ndryshojnë cdo gjë

Zyrtarizimi i emrave të fituesve në bashkitë e Prishtinës, Prizrenit, Istogut, Dragashit dhe Kllokotit do bëhet gjatë ditës së sotme, pas numërimit të votave me kusht dhe votave të diasporës. Sipas të dhënave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR), numri i përgjithshëm i këtyre votave është rreth 12 mijë. Po ashtu, janë edhe 1.175 vota të personave me nevoja të veçanta. Por verifikimi i plotë i rregullsisë së zarfeve nuk ka përfunduar ende

Vëmendja kryesore është në Prishtinë dhe në Prizren, ku votat me kusht do të përcaktojnë kryetarët e ardhshëm. Në Prishtinë, janë 1.824 me kusht e 97 me postë, derisa në Prizren 1.637 vota me kusht dhe 45 me postë.

Në garën për kryeqytetin, Shpend Ahmeti i Vetëvendosjes është në epërsi me 237 vota ndaj kundërkandidatit Arban Abrashi (LDK). Sipas rezultateve preliminare, Ahmeti ka fituar 41 mijë e 401 vota (50.14), kurse Arban Abrashi ka 41 mijë e 164 (49.86). Zyrtarë të KQZ-së kanë paralajmëruar se numërimi i votave të fundit do të bëhet në prani të mediave dhe vëzhguesve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!