Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbërritur në Kuvendin e Kosovës.
Ai është parë në sallën ku do të mbahet seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re, duke diskutuar me Vjosa Osmanin.
Seanca për formimin e Qeverisë Kurti 2 ishte parashikuar të mbahej në orën17:00, por s’ka nisur ende.
Tashmë edhe deputetët e partive opozitare kanë mbërritur në sallënm e Kuvendit, ndërsa deputetët e LVV-së janë shprehur se i kanë votat e nevojshme për ta zgjedhur Qeverinë.
Më herët, kryetari i ri i Kuvendit dhe ushtruesi i detyrës së presidentit, Glauk Konjufca, ia ka çuar Kuvendit emrin e Albin Kurtit si mandatar për formimin e Qeverisë së re.