Java e 20-të e Kategorisë Superiore ka nisur me spektakël, me 2 përballjet e së premtes, që kanë përfunduar me rezultatet madhëshore, 1 me 4 (Kukësi-Egnatia) e 2 me 2 (Teuta-Tirana), duke mahnitur kështu futbolldashësit e elitës së futbollit shqiptar me plot 9 gola dhe i tillë spektakël pritet edhe këtë shtunë.
Gjithçka do të nisë ditën e sotme, me përballjen e orës 13:30, me “Kuqeblutë” e Vllaznisë, që do të kërkojnë në “Niko Dovana”, të Durrësit përballjen e 5-të radhazi, ku kësaj radhe kundra do të kenë “Shijakasit” e Erzenit, të cilë janë në kërkim të pikëve decizive, që mund t’i mbajnë në elitën e futbollit shqiptar.
Për të mbyllur këtë javë mendojnë përballjet e orës 17:00, ku në “Arenën e Demave”, kampionët në fuqi të Partizanit do të presin “Bardhezinjtë” e Laçit, me teknikun, Orges Shehi, që nuk pret asgjë më pak se fitorja, ndërsa “Nëndetësja Blu” e Dinamo City do të udhëtojë drejt Korçës, aty ku i presin vendasit e Skënderbeut.
Java e 20-të e Kategorisë Superiore:
E premte
Kukësi-Egnatia 1-4
Teuta-Tirana 2-2
E shtunë
Ora 13:30 Erzeni-Vllaznia
Ora 17:00 Partizani-Laçi
Ora 17:00 Skëndërbeu-Dinamo City /i.m /abcnews.al