Pritet përkeqësim i motit, pezullohen për tre ditë lundrimet në Vlorë

schedule09:36 - 22 Shtator, 2023

schedule 09:36 - 22 Shtator, 2023

Duket se ditëve me diell dhe temperatura të larta gjatë muajit shtator, po i vjen fundi. Gjatë kësaj fundjave, prej ditës së sotme pritet një ndryshim i kushteve atmosferike dhe përkeqësim i motit.

Autoriteti portual i qytetit të Vlorës njofton se për tre ditët në vazhdim do të jenë të pezulluara lundrimet për të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit.

Po ashtu njoftohet se anijet e transportit ndërkombëtar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet lundruese dhe të peshkimit do të jetë pas orës 12:00 të datës 24/09/2023.

Njoftimi:

Pezullohet lundrimi në Vlorë. Shkak kushtet atmosferike. Njoftim datë 22.09.2023

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 22-23-24.09.2023 duke filluar nga ora 08:00 datë 22.09.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 7bft me shpejtësi ere deri 25m/s dhe lartësi dallge nga 2.00 deri 2.50 metra.

1.ËSHTË NDALUAR DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 22-23-24.09.2023 DUKE FILLUAR NGA ORA 08:00 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË JASHTË GJIRIT TË VLORËS DHE JANË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

2. MJETET E VOGLA LUNDRUESE DHE ANIJET E PESHKIMIT QË OPEROJNË BRENDA GJIRIT TË VLORËS TË KENË NË KONSIDERATË KUSHTET E PARASHIKUARA TË PËRKEQËSUARA DHE MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 22-23-24.09.2023

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 12:00 të datës 24.09.2023.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!