Pritet hapja e garës së primareve, Sali Berisha mbledh Kryesinë e PD-së

schedule13:56 - 18 Tetor, 2022

schedule 13:56 - 18 Tetor, 2022

Ka nisur pasditen e së martën mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike në selinë blu. Takimi vjen vetëm pak orë nga përfundimi i takimit Gazment Bardhi-Edi Paloka në një bar-kafe përballë Parlamentit.

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë fjalës së tij para demokratëve u shpreh se PD do të jetë më e hapur dhe më demokratike. Ai theksoi se sot të djathtët janë mbledhur për miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023 si zgjedhjen e Komisioni të Organizimi dhe kontrolleve elektorale dhe pika e tretë hapja e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD.

“Sot jemi mbledhur për miratimin e udhëzuesit që ka të bëjë me modalitet e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret për zgjedhjet e pushtetit vendor 2023 si zgjedhjen e Komisioni të Organizimi dhe kontrolleve elektorale dhe pika e tretë hapja e garës primare për pushtetin vendor në të gjitha degët e PD. Mbledhja është në përputhje për përcaktimet statuore. Ne vazhdojmë me përpjekje për transformimit të jetës së PD në një forcë më demokratike më të hapur e cila vendimmarrjen kryesore ja beson anëtarësisë dhe simpatizantëve.”

Megjithatë, kujtojmë se miratimi i udhëzuesit për Primaret, është marrë nga grupi i Alibeajt si mungesë serioziteti në procesin e nisur tashmë për gjetjen e rrugës për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të kësaj pranvere. Sipas tyre, në këtë mënyrë, primaret bëhen fakt i kryer si metoda me anë të së cilës do të zgjidhen kandidatët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!