Ylli dhe Nikki Doçi ishin sot të ftuar në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Biseda solli momente fantastike nga dashuria e tyre, me rrefime të pa treguara më parë. Yllit do t’i duhej të fluturonte drejt kontinentit tjetër për të realizuar dasmën, sepse trazirat e ‘97 nuk ia lejuan të organizonin ceremoninë në vendin tonë.
“Ishte krejt befasi. Ishte ne 97 dasma, në kohën e çmendurisë. Po ta shohësh unazën ne e mblemë në mars, por shënuam vetëm vitin sepse e kishim caktuar datën por nuk ishim të sigurt. Pastaj nuk vinte dot Nikki se u evakua me helikopter. A martohesh dot pa ardh nusja? Si të martohesha? U detyrova dhe shkova unë në Amerikë dhe u martuam”, tregoi Ylli.
Nikki tregoi se para viteve ’90 nuk kishte dëgjuar asnjëherë për Shqipërinë dhe se si shoqëria me Yllin kaloi në një tjetër marrëdhënie.
“Në në fakt për 4 vjet ishim shumë shok, shumë shok. Jetoja me motrën e Yllit dhe vinte shpesh ke shpia, njiheshim shumë mirë. Aq sa i thoja unë “o Ylli shikoje këtë për gru, shihe këtë për gru”. Kjo është shumë e sinqertë, edhe Ylli për mua”, tha Nikki.
Më tej Pastori shton: “Edhe unë. Se kjo është e gjatë o vlla, është 7 cm më e gjatë se unë”. “Hajde themi 5 cm”,shton Nikki.
Sërish Pastori vazhdon me humor duke thënë: “Po e kam thënë unë. Vetëm unë dhe Tom Cruiz jemi burra”.
Ndërkohë Nikki vazhdoi me tregimin e momentit kur kuiptuan që kishin ndjenja për njëri-tjetrin:
“Në fillim të 96, shkoj ky në Amërikë për 2 javë për përkthim. Më mori malli shumë për të. Sinqerisht fillova me u lut “O zot ka ndjenjë për të a se kam, dhe thashë O Zot nëse këto ndjenja janë prej teje bëjë që edhe ky të ketë ndjenja kur të vij. Kur erdhi Ylli hiç dhe vazhduam normalisht. Në verë ishin në një projekt nëpër fshatra së bashku, aty u miqësum më shumë dhe një natë fillim duke fol dhe më tha “Nikki kam nevojë me fol me ty”. He I thashë unë, “I love you dhe du që të fejohemi muajin tjetër e të martohemi verën tjetër. Ouuu thashë unë, nga erdhën këto. I thashë duhet të mendoj, më është dashur dy ditë të mendoj dhe I thashë Po”.
Ndër shumë detaje të tjera u ndalën edhe tek raportet që kanë me familjet përkatëse, të dy treguan se njerëzit e Nikkit e donin shumë Ylli, e po ashtu nëna e Pastorit ishte po aq e lidhur me nusen e djalit.
“Nikki i ka shërbyer mamit tim në mënyrë të mahnitshme. Nuk na duket çudit, pork jo amerikane si shqiptare. Një her i thashë mamit tim “ Mami do të shkosh tek Brikena (motra ime) apo do rrish me Nikkin. S’donte tja pishte qefin brikenës por jo tha do rri me Nikkin”, tha Pastori.
Për më shumë detaje nga biseda ndiqeni ne Youtube./abcnews.al