Kryetari i bashkisë Prishtinë, Shpend Ahmeti vendosi që fëmijët nga Shqipëria që janë të strehur në Prishtinë, të kenë mundësinë e vijimit të shkollimit në kryeqytet. Për këtë plan, Komuna e Prishtinës shumë shpejt do të dalë me një plan konkret.
“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë“, thuhej në deklaratën për media të bashkisë Prishtinë.
“Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do të tregojë detajet e sistemimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit” shkruan ndër të tjera Ahmeti në njoftim./abcnews.al