Prishtina tronditet sërish/ Haziri: Shteti ka dështuar, njerëzit e kanë marrë ligjin në dorë

schedule16:25 - 3 Shtator, 2024

schedule 16:25 - 3 Shtator, 2024

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë. Sipas mediave në Kosovë, një person ka qëlluar me armë, pas një konflikti që ka pasur me një person tjetër.

Në këtë lagjje, dy ditë më parë, dy familje, Sekiraqa e Gashi u përplasën me armë dhe për pasojë një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën.

Lidhur me këtë ka folur në ‘Ballkan Update’, nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, i cili u shpreh se qeveria Kurti ka harruar problemet dhe krimin që po lulëzon, por merret me Veriun.

Ai theksoi se përsëritja e dhunës është dështimi i shtetit dhe tregon që e njerëzit e kanë marrë ligjin në dorë.

“Është për të ardhur keq me thënë të drejtën, sepse dhuna dhe krimet në zonat urbane të kryeqytetit është diçka e re për Kosovën. Çështjet e sigurisë kanë qene të mbyllura në Kosovë, por kjo qeveri që udhëhiqet nga zoti Kurti duke zhvendosur agjendën dhe qëllimet politike me një pjesë politike që lidh relacionin me serbët e Kosovës, relacioni i normalizimit me Serbinë ka harruar dhe ka përjashtuar nga çdo lloj agjende problemet që republika jonë ka.

Dy grupe që për shkak të problemeve të tyre kanë shkuar në raste tragjike dhe përsëritja e dhunës është dështimi i shtetit normalisht, po shpresoj shumë të minimizohet rasti dhe për fat keq përgjegjësia nuk po adresohet aty ku e ka vendin në qeveri, te ministria e Punëve të Brendshme, ku tregon që ka dështuar shteti dhe njerëzit e kanë marrë ligjin në dorë”, u shpreh Haziri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!