Prishtina, konkurrencë politike me Tiranën?/ Ibrahim Gashi: Shqipëria, vëllai i madh, duhet ta pranojmë

schedule20:40 - 9 Shtator, 2024

schedule 20:40 - 9 Shtator, 2024

Doktori i shkencave të historisë nga Universiteti i Kosovës në Prishtinë, Ibrahim Gashi, në një intervistë për emisionin “Real Story” në ABC News, deklaroi se Shqipëria është vëllai i madh dhe se kjo duhet pranuar.

Gjatë intervistës ai u shpreh se nëse duam të flasim për rolin që ka hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit në aspektin politik ushtarak, të sigurisë edhe ekonomik mendoj që duhet t’i referohemi si politika e shteteve shqiptare dhe e shteteve ku jetojnë shqiptarët.

Ndër të tjera doktori i shkencave të historisë thotë se vetëm ekonomia mund të afirmojë më së mirë hapësirën mbarëshqiptare.

“Në fakt këtu ka rol të madh edhe Prishtina, sigurisht Kosova është në një marrëdhënie të papërcaktuar me Serbinë sa kohë edhe të themi procesi i bisedimeve është future në një ngërç të caktuar, por sigurisht këshilltare për Luginën  e Preshevës është ish kryetarja e komunës atje, për z.Kurti kështu që shpresoj shumë që ajo të ndikojë më shumë që edhe ai fondi që ju thatë, që është 3-4 milionë euro të shtohet edhe më shumë për shqiptarët e Luginës, si një shenjë e shtimit të vëmendjes nga ana e Prishtinës. Ibrahim, fakt është që Prishtina sot e drejtuar nga Albin Kurti është në konkurrencë politike me Tiranën, që ka pasur edhe shkëndijat e veta. Ka patur momentet e veta të vështira që nuk janë kapërcyer 100 përqind shpresoj që bashkëpunimi mes qeverive të mos ndikohet nga kjo, por le të themi ndikimi i Prishtinës është ndjerë, qoftë në zgjedhjet e fundit në Maqedoninë e Veriut, por patjetër ka patur ndikimin e vet edhe në Malin e Zi dhe sigurisht edhe në Luginën e Preshevës. Kjo konkurencë mes Tiranës dhe Prishtinës është e shëndetshme thoni ju përsa  përket krijimit të kësaj klimës integruese të vetë shqiptarëve kudo në rajon.

Të falënderoj që më prezantove vetëm si profesor, se unë vi nga një trashëgimi e të qenurit edhe në politikë edhe ish-zv/ministër edhe ish nënkryetar parlamenti, por të një periudhe goxha të suksesshme që kishte Kosova në afirmimin e shtetësisë së saj, deri na shpalljen e pavarësisë, dhe në atë periudhën intensive të procesit të njohjeve. Sot nuk do flas në atë kapacitet e aq më pak, pyetjen që më bëtë ju, unë këtu jam vetëm profesor dhe nuk mund të jap përgjigjet që ju i kërkoni drejtpërdrejtë. Këtu duhet t’ia adresoni z.Kurti dhe të tjerëve që janë shumë aktivë në politikë, qoftë në qeveri qoftë në opozitë. Për mua ishte shumë indikative edhe provokuese tema e këtij paneli ‘Hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit’. Tani, konceptimi apo përkufizimi si hapësirë shqiptare, unë mendoj që për të mund të flitet vetëm si kontekst gjeografik, ose si koncept gjeografik, kulturor, gjuhësor, por jo politik, jo ekonomik, jo ushtarak. Sepse hapësira shqiptare, nëse duam të flasim për rolin që ka hapësira shqiptare në gjeopolitikën e rajonit në aspektin politik ushtarak, të sigurisë edhe ekonomik mendoj që duhet t’i referohemi si politika e shteteve shqiptare dhe e shteteve ku jetojnë shqiptarët. Dhe aty të kërkojmë të shohim të analizojmë, se sa këto shtete.. sepse mua më pëlqen ky përkufizim kështu dhe është goxha prentecioz për të thënë diçka më vonë dhe mirë do ishte që roli i hapësirës shqiptare në gjeopolitikën e rajonit të jetë më i madh. Në kuadër të këtij kornizimi politik, hapësirës shqiptare në kuadër të shteteve në radhë të parë të Shqipërisë edhe Kosovës e më pas edhe të shteteve. Dhe këtu vijmë te pyetja juaj si është raporti mes këtyre shteteve ku jetojnë shqiptarët dhe sa janë këto qeveri në funksion të forcimit të rolit të hapësirës shqiptare. Dhe këtu në shumë momente ka vend edhe për të kërkuar më shumë, për të bërë vërejtje, por thash nuk dua të tingëllojë absolut që po dua as për të ndikuar as për të paragjykuar dikënd për këtë sepse nuk është e lehtë po të jesh në karrigen e gjithsecilit nga udhëheqësit e këtyre shteteve, ose përfaqësues në kuadër të qeverive siç është rasti me z. Mexhiti apo me z.Camaj, sepse në radhë të parë Shqipëria duhet të ketë rolin prijës me këtë. Unë mendoj që.. “, u shpreh Gashi.

Pyetjes ju thoni që Shqipëria është vëllai i madh, Ibrahim Gashi u përgjigj duke thënë se “Shqipëria është vëllai i madh, këtë duhet ta pranojmë. Sepse mbulon pjesën më të madhe të kësaj hapësirë që ju e keni përkufizuar dhe I bie barra që të jetë më shumë e impenjuar për të dhënë kontribut në afirmimin e kësaj hapësirë. Mendoj që, sërish po flas si profesor nga ajo që shoh si turist në Shqipëri, apo si një nga njerëzit e rëndomtë, konsideroj që ka një afirmim të Shqipërisë në hapësirën europiane dhe kjo i bën të ndihen më komod më të fortë edhe përfaqësuesit edhe shqiptarët e pjesës tjetër të hapësirës shqiptare. Para së gjithash Kosovës por edhe Maqedonisë e Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës. Siç e tha me emocion kolegu e që në fakt kishte të drejtë, sepse ne nuk është shumë larg që kemi kaluar nëpër këtë kalvar që kalojnë tani ata. Jo se po dua unë të bëj ndonjë profeci, por unë mendoj që poenta duhet të jetë në një treg i përbashkët mbarëshqiptar. Mendoj që vetëm ekonomia mund të afrimoj më së mirë hapësirën mbarë shqiptare. Nëse ne do të kemi një bashkëpunim të ngushtë ekonomik dhe një rritje të mirëqenies në të gjitha shtetet ku jetojnë shqiptarë, vetvetiu do të kemi një afirmim të kësaj hapësirë, përmes një strategjie tjetër, jo të asaj që kemi lexuar në histori”.

Vetëm ekonomia mund të afirmojë më së mirë hapësirën mbarëshqiptare

Ju përmendi fjalën histori, por a kemi ne një strategji të tillë? Që të prekë ekonominë.. ne kemi një bashkëpunim diku te niveli arsimor, kulturor, gjërat kanë lëvizur. Por unë nuk mendoj që ne kemi një strategji. Serbët e kanë një strategji, na pëlqen apo jo. Grekët e kanë, ne nuk e kemi.

Kësaj pyetje Gashi iu përgjigj duke thënë se perspektiva e shqiptarëve ësgtë që të rritemi dhe të imponohemi në një treg të madh evropian. “Unë nuk e thash rastësisht ekonominë si të parën, pikërisht për faktin se ne kemi këtë bashkimin edhe arsimor edhe kulturor të forcimit të bashkëpunimit në këto fusha e kemi të arrirë edhe në kohë më të vështira e kemi filluar, por sot nuk është ajo. Nuk është ai më prioritet, sepse në fakt edhe perspektiva e shqiptarëve gjithandej nuk është drejtpërdrejt që të bashkojmë këto vlera që i kemi të njëjta identitare dhe t’i afirmojmë ato. Është që të rritemi dhe të imponohemi në një treg të madh europian, të imponohemi në një hapësirë të madhe europiane me disa vlera që i krijon kjo hapësirë. Pra, të vete identifikohemi me vlera që i krijojmë ne, jo me vlera që i kanë krijuar paraardhësit tanë, sepse ato tashmë janë të konsoliduar por me vlera që i krijojmë ne. Unë këtu dua të ndaloj, sepse kjo është temë e pafund por unë mendoj...”

/abcnews.al