Ibrahim Gashi në “Real Story”: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë, ‘thembra e Akilit’ për Ballkanin e Hapur

schedule21:02 - 9 Shtator, 2024

schedule 21:02 - 9 Shtator, 2024

Ibrahim Gashi, doktor i shkencave të historisë nga Universiteti i Kosovës në Prishtinë, në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi edhe çështjen “Open Balkan”.

“Në momentin aktual ku është Kosova, ku nuk ka njohje nga Serbia ku ka madje, jo vetëm nuk ka njohje, por ka edhe kundërshtim dhe ende Kosova vijon të jetë në preambulën e Kushtetutës si pjesë e territorit të Serbisë, sigurisht Kosova nuk mund të ketë një qëndrim më afirmativ karshi kësaj nisme. Dhe mbase edhe këtu edhe Kosova ka mbështetur Procesin e Berlinit që është përafërsisht si përmbajtje e njëjta gjë. Dhe kemi ardhur te kjo. Ndaj këtu nuk dua të flas në emër të qeverisë, por flas vetëm si qytetar, i Kosovës, sepse mendoj se për shtete si Kosova ka qenë e rëndësishme, edhe kjo ana simbolike e shtetësisë së saj që thash shprehet përmes simboleve shtetërore. Sigurisht që edhe me tutje, në raportet edhe të procesit të Berlinit edhe të Procesit të Ballkanit të Hapur, raportet Kosovë-Serbi janë ngërçi, janë nyja, janë celësi i gjithë kësaj. Edhe integrimit europian të rajonit. Prandaj, nëse nuk do ketë lëvizje dhe nëse nuk do kemi një rol më aktiv të BE që nuk jemi duke e vërejtur sëpaku në këto 5-6 vitet e fundit ka një indolencë të theksuar, vështirë se do tejkalohen këto”, u shpreh Gashi.

Ai u shpreh se pavarësisht se “Open Balkan” u pa me skepticizëm, kishte një rëndësi të veçantë, dhe se ishte e ngjashme me Procesin e Berlinit.

Lidhur me këtë situatë, Gashi nënvizoi: “Ballkani i Hapur është parë nga një pjesë e analistëve me skepticizëm, pikërisht për faktin e marrëdhënieve aktuale mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se aty ka qenë edhe thembra e Akilit, e këtij procesi dhe e kësaj nisme. Dhe sigurisht që diçka e tillë, nuk është se ka patur shumë perspektivë derisa nuk është definuar, cili do të jetë roli i Kosovës me këtë. Edhe hezitimi i Kosovës, për ta mbështetur si iniciativë ka ardhur pikërisht sepse nuk ka qenë shumë mirë e qartësuar se çfarë pozicioni do të ketë Kosova aty derisa Serbia ende nuk e njeh Kosovën. Derisa Serbia kërkon përmes këtij procesi lehtësira vetëm për vete por jo që ti kthehet kjo Kosovës, dhe normalisht që unë këtu nuk është se mbaj anë. Por mendoj vetëm si intelektual për shtete të reja si Kosova që janë në proces të afirmimit të shtetësisë, edhe çështjet që janë simbolike, si puna e kufirit, e flamurit  e stemës kanë rëndësi. Dhe kjo ka qenë ndoshta hezitimi i Kosovës, nëse do të hiqej do të kishte një lëvizje pa u ndal fare në kufijtë e Kosovës, do i konvenonte vetëm Serbisë, por jo Kosovës. Në momentin aktual ku është Kosova, ku nuk ka njohje nga Serbia ku ka madje, jo vetëm nuk ka njohje, por ka edhe kundërshtim dhe ende Kosova vijon të jetë në preambulën e Kushtetutës si pjesë e territorit të Serbisë, sigurisht Kosova nuk mund të ketë një qëndrim më afirmativ karshi kësaj nisme. Dhe mbase edhe këtu edhe Kosova ka mbështetur Procesin e Berlinit që është përafërsisht si përmbajtje e njëjta gjë. Dhe kemi ardhur te kjo. Ndaj këtu nuk dua të flas në emër të qeverisë, por flas vetëm si qytetar, i Kosovës, sepse mendoj se për shtete si Kosova ka qenë e rëndësishme, edhe kjo ana simbolike e shtetësisë së saj që thash shprehet përmes simboleve shtetërore. Sigurisht që edhe me tutje, në raportet edhe të procesit të Berlinit edhe të Procesit të Ballkanit të Hapur, raportet Kosovë-Serbi janë ngërçi, janë nyja, janë celësi i gjithë kësaj. Edhe integrimit europian të rajonit. Prandaj, nëse nuk do ketë lëvizje dhe nëse nuk do kemi një rol më aktiv të BE që nuk jemi duke e vërejtur sëpaku në këto 5-6 vitet e fundit ka një indolencë të theksuar, vështirë se do tejkalohen këto. Madje patëm edhe agravim vitet që shkoi me raportet, saqë u kthyem gati në shumë vite më herët dhe tani lëvizjet janë një hap para dhe tre mbrapa, kështu që nuk ka shumë vend thjesht për optimizëm se jemi në rrugën e duhur, apo më mirë të themi në dinamikën e duhur në rrugën që kemi zgjedhur të gjithë të përfshijmë, po besoj edhe Serbinë, në rrugën e integrimit europian, nuk jemi as afër në dinamikën e kërkuar. Dhe unë mendoj, roli i Shqipërisë dhe i një bashkëpunimi më të ngushtë me c’po e kërkon këtë nga fillimi, bashkëpunimit më të ngushtë, politik dhe jo vetëm mes dy shteteve më të mëdha shqiptare në rajon, do të mund mbase edhe ta gjente, ta dinamizonte disi këtë procesin e përafrimit me BE edhe për Kosovën, por pa e abstraguar për asnjë moment roli që kanë këtu shtetet mike, diplomacitë e fuqishme që e bënë krejt këtë ndryshim në 20 vitet e fundit në Ballkan në krye me SHBA dhe vendet e BE. Mendoj që atje është adresa kryesore, atje është çelësi i suksesit nëse mund të themi i këtij procesi, dhe nëse nuk shohim një diplomaci më aktive të BE sepse nuk mund të themi për atë amerikane, ajo si duket është madje shumë më aktive dhe shumë më përpara. Sigurisht këto procese do të ngecin për të mos thënë se edhe mund të përkeqësohen dhe pastaj dalin edhe alternativa të tjera për këta popuj që në fakt në ndërdijen e tyre nuk i kanë synim.”