Prishtina e Prizreni në pritje të numërimit të votave me kusht

schedule12:14 - 20 Nëntor, 2017

schedule 12:14 - 20 Nëntor, 2017

Një ditë më parë fituesit në zgjedhjet vendore në Kosovë kanë festuar rezultatet ku në Prushtinë dhe në Prizren të marra nga Vetëvendosje rezultati ka qenë shumë i ngushtë. Por të dyja këto qytete tashmë presin dhe numërimin e votave me kusht të cilat duke pasur parasysh diferencën e vogël në vota mes kandidatëve, mund të jenë vendimtare.

Zgjedhjet për balotazh të dielën, në 20 komuna të Kosovës, sollën surpriza. Rezultatet e përfunduara paraprake nga KQZ tregojnë se komuna e Prishtinës dhe e Prizrenit mund të ndryshojnë rezultatin, edhe pse në Prishtinë kandidati i VV-së, Shpend Ahmeti, ka fituar ndaj Arban Abrashit me një diferencë të vogël votash, 307 të tilla. Ndërsa Ahmeti ka festuar në mbrëmje në Prishtinë, duke e shpallur të konfirmuar zgjedhjen, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se do të jenë fitues në Komunën e Prishtinës duke llogaritur në votat me kusht dhe ato me postë. Sipas deputetit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku, Shpend Ahmeti i VV-së ka marrë vetëm 188 vota më shumë se kandidati i kësaj partie, Arban Abrashi. Por, sipas Abdixhikut, janë edhe 1500 vota me kusht, të cilat ata janë të sigurt se do të nxjerrin fitues Abrashin. Sipas deputetit në të kaluarën votat me kusht gjithmonë kanë shkuar në favor të LDK-së.

Votat me kusht janë ato që i takojnë të burgosurve dhe të sëmurëve që e kanë të pamundur votimin fizikisht.

Befasi e zgjedhjeve është VV-ja në Prizren, ku kandidati i saj, Mytaher Haskuka, ka fituar për ta drejtuar Prizrenin me një diferencë të vogël të votave kundrejt kandidatit të PDK-së, Shaqir Totaj. Votat me kusht dhe ato me postë mund të ndryshojnë rezultatin. VV-ja ka fituar edhe Kamenicën, ku kandidati i kësaj partie, Qëndron Kastrati, ka mundur kandidatin e LDKsë, Shaip Surduli. AAK-ja ka dalë fituese e zgjedhjeve në disa komuna duke shënuar një rritje të ndjeshme të elektoratit.

Partia Demokratike e Kosovës konsiderohet humbësja më e madhe e zgjedhjeve me një rezultat që vlerësohet si më negativi në historinë e saj./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!