Prishtina e Beogradi në rrugën e vështirë të normalizimit të marrëdhënieve

schedule11:08 - 17 Shkurt, 2018

schedule 11:08 - 17 Shkurt, 2018

10 vite më parë Serbia e kundërshtonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës, që e quante territor të saj. Pas një dekade, pavarësinë e saj ende nuk e njeh formalisht, por dy vendet kanë hyrë në rrugë bisedimesh për fqinjësi në paqe.

Ky ishte reagimi në kryeqytetin serb për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Borko Stefanoviç, vite më vonë ka përfaqësuar Serbinë si udhëheqës i negociatave në Bruksel.

Thotë se për dhjetë vite gjërat megjithatë kanë ndryshuar shumë. Nuk beson se njohja formale e pavarësisë do të jetë në rend të ditës ndonjëherë. Dhjetë vjet më vonë do të jenë dy shtete me kufij të ndryshuar ose një situatë pa njohje, por kjo s’do t’i pengojë askujt.

Në Beograd kuptohet tani që atje jetojnë njerëzit dhe ka ca ligje që nuk janë në sistemin e Serbisë dhe kjo veëtëdije është gjë e madhe.

Të gjithë presin që në Bruksel të arrihet një marrëveshje e dytë që do ta mbyllte tërë procesin. Kosova nuk ka arritur të finalizojë shtetin mendon analisti Dushan Janjic. Por, Serbia në njërën anë bashkëpunon, e në tjetrën Kosova ende ngelet një mit politik.

 

Kjo nuk është në dorë as të Beogradit e as të Prishtinës dhe zgjidhja nuk mund të vijë pa fuqitë e mëdha dhe normaliteti mund të bëhet vetëm me bashkëpunim.

Ka patur dhe lobime për tërheqejen e njohejve të pavarësisë dhe akuza të shumta.

Gazetar i ABC News: Idro Seferi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!