Prishtina dhe Beogradi rikthehen në tryezë

schedule22:45 - 26 Shkurt, 2018

schedule 22:45 - 26 Shkurt, 2018

Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit u takuan këtë të hënë në Bruksel, ku diskutuan për zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Zëdhënësja e shefes së Politikës së Jashtme, Maja Koçijançiç, ka bërë me dije se palët janë fokusuar tek pakti për lëvizjen e lirë, pakti në fushën e drejtësisë dhe ai për menaxhimin e integruar të kufirit.

Duke e vlerësuar takimin si “konstruktiv”, Koçijançiç ka shtuar se, bisedimet do të vazhdojnë të martën dhe do të kenë në fokus Shoqatën e komunave me shumicë serbe, energjinë dhe urën mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.

Dialogu në nivelin teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë më 16 Janar nga pala serbe, pas vrasjes liderit politik të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!