Prishja e “paktit për Presidentin”, grupi i PD i përgjigjet Ballës: Doni një emër që ta keni në xhep

schedule11:19 - 22 Maj, 2022

schedule 11:19 - 22 Maj, 2022

Sekretari i Grupit të PD Arbi Agalliu reagon pas deklaratave të kreut të grupit të PS Taulant Balla i cili tha se nuk e kupton se përse opozita i ndërpreu negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri. Agalliu ka publikuar videon e mbledhjes për Presidentin e ri, teksa shkruan se Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin sipas tij ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Sipas PD, PS u tërhoq nga pakti pasi pa emrat e kandidatëve për President, të cilët nuk mund ti “joshte”.

Pacta sunt servanda”. Është ky minimumi i seriozitetit që procesi i zgjedhjes së Presidentit meriton të ketë. Taulant Balla u tërhoq nga dokumenti i PD, me të cilin ai vetë ra dakord para syve të kamerave dhe shqiptarëve. Mesa duket, pasi mësuan kandidatët e propozuar nga deputetët e PD, njerëz seriozë e me integritet, që nderojnë Shqipërinë, u tërhoq pa shpjegim dhe bën sikur nuk kupton.

PD është për një President për të gjithë shqiptarët dhe që nderon Shqipërinë. PS kërkon President vetëm për socialistët për ta patur në xhep Rama. Këtë të dytën mund ta bëjë, me mandatet e vjedhura dhe deputetët non grata, por jo me PD“, shkruan ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!