Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Prishja e marrëdhënieve diplomatike, mbaron ultimatumi, nis largimi i përfaqësuesve të ambasadës së Iranit në Tiranë

schedule10:14 - 8 Shtator, 2022

schedule 10:14 - 8 Shtator, 2022

Një ditë pas ndërprerjes së marrëdhënieve diplomatike me Iranin ka nisur largimi i përfaqësuesve të ambasadës së Iranit në Tiranë.

Shqipëria ndërpreu dje marrëdhëniet diplomatike me Iranin, pasi zbuloi se sulmi kibernetik ndaj faqeve qeveritare në korrik, u krye nga ky shtet.

Vendimi i qeverisë u bë publik nga kryeministri Rama, i cili tha se stafi i ambsadës iraniane duhet të largohet brenda 24 orësh.



Lexo edhe: Sulmet kibernetike, Qeveria ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Iranin, ambasada 24 orë afat të largohet nga Shqipëria

Kjo është masa ekstreme ndaj Iranit, ndërsa më herët disa diplomatë të tij ishin shpallur non grata.

Marrëdhënia e vendit tonë me Iranin u përkeqësua qysh nga ardhja e muxhahedinëve, pjesë e opozitës së këtij vendi, për strehim në Manzë.

Një konferencë ndërkombëtare e opozitës iraniane në vendin tonë, e parashikuar për tu zhvilluar në vendin tonë në fund të korrikut, u anulua pas informacioneve sulme të rrezikshme nga qeveria e Iranit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!