Prishet autobusi, bllokohet kalimi në “Misto Mame”

schedule18:30 - 13 Shtator, 2021

schedule 18:30 - 13 Shtator, 2021

Tiranë – Gjatë rrugës që shkon për në Kombinat, në vendin e quajtur “Misto Mame”, një autobus i linjës “Kombinat-Kinostudio” ka pësuar  avari dhe për pasojë ka sjellë rëndim të trafikut.

Policia Rrugore i bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të përdorin rrugët alternative për të mbërritur në destinacionin e tyre.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor sëbashku me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme po punojnë për normalizimin e situatës.