Një ditë më parë në shkollën “Sotir Gura” në qytetin e Korçës u pezullua mësimi pasi shtatë mësues rezultuan të infektuar me koronavirus.
Për pasojë ditën e djeshme u pezullua mësimi pasi u dezinfektuan ambientet e shkollës.
Ndërkohë, prindërit duke se po përballen me një tjetër problem në shkollën në fjalë, gjë që i ka revoltuar. Ata janë ankuar, pasi fëmijët e tyre detyrohen nga mësuesit të pastrojnë shkollën.
Në mesazhet e siguruara nga gazetarja Ledjona Xheladinaj, mësohet se prindërit janë ankuar ndaj stafit, ndërsa thonë se fëmijët nuk mund të merren me pastrimin apo dezinfektimin e shkollës.
Në përgjigjen e tyre, kujdestarët thonë se mësuesit që ju kanë kërkuar nxënësve të pastrojnë do të mbajnë përgjegjësi.
g.v/abcnews.al