Prindër të nxënësve të shkollës Lef Sallata në Vlorë janë mbledhur sot në shenjë proteste për të kundërshtuar mësimin e pasdites. Mësohet se prindërit që kanë dalë sot në protestë janë kryesisht të fëmijëve të një klase të tretë dhe të pestë që janë të vetmit që po vijojnë mësimin pasdite.
Sipas tyre, të shtunën u është thënë sërish se mësimi do të vijojë pasdite. Shkak, prindërit mendojnë se mund të jenë edhe ambientet por shtojnë se duhet gjetur një zgjidhje me qëllim që nxënësit të bëjnë mësim paradite.
“Po erdhën fëmijët u dogjën, ngelën pasdite pastaj. Unë nuk e sjell për veten time, ose do të shkojë në shkollë tjetër,” shprehet një prind. /abcnews.al/

