Princi William zbulon se për çfarë e detyrojnë fëmijët e tij

schedule20:16 - 25 Nëntor, 2022

schedule 20:16 - 25 Nëntor, 2022

Duka i Cornwall dhe Princi i Uellsit, William, bëri vizitën e tij të parë zyrtare në qark që nga marrja e rolit të tij të ri pas vdekjes së Mbretëreshës në shtator.

Princi William vizitoi Newquay Orchard, i cili ofron edukim dhe trajnim mjedisor, dhe takoi stafin, vullnetarët dhe të rinjtë e përfshirë në projekt.

Gjatë vizitës, William u pyet për dietën e tij dhe bëri një rrëfim tronditës për tre fëmijët e tij, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

Ndërsa përpiqej të shpjegonte se çfarë kishte ngrënë një ditë më parë, William pranoi se e kishte nisur ditën me një mëngjes të shëndetshëm të përbërë nga dy vezë, bukë të thekur integrale me gjalpë, lëng molle dhe një filxhan çaj me qumësht dhe sheqer.

Megjithatë, ai zbuloi se kishte ngrënë sanduiçe me plot yndyrë dhe kishte pirë shumë filxhanë çaj, sepse fëmijët e tij e mbanin zgjuar natën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!