Princi William bën komentin më të bukur për Kate Middleton

schedule09:10 - 6 Shkurt, 2020

schedule 09:10 - 6 Shkurt, 2020

Princi William dhe Kate Middleton ishin në një event zyrtar në jug të Wales-it, ku janë takuar edhe me fansat e tyre të shumtë që ishin mbledhur për t’i parë.

Një grua e cila takoi William-in dhe Kate, ka treguar për “People” një skenë shumë romantike të çiftit.

Ajo i tha Princit se vajza e tij, Charlotte ishte e preferuara e saj, ndërsa William ia kishte kthyer:

“Po, ajo është e dashurueshme… njësoj si gruaja ime”

Ky koment kaq i ëmbël i ka shkrirë zemrat fansave .

Kjo është ndër të pakëtat raste që William dhe Kate shprehin dashurinë për njëri-tjetrin në publik, pasi sipas protokollit të pallatit mbretëror, kjo gjë i ndalohet çifteve./wales

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!