Princi Harry foli për jetën e tij të re në SHBA me gruan e tij, Meghan Markle dhe fëmijët e tyre Archie dhe Lilibette. Duka i Sussex ka theksuar ndër të tjera se ndihet si në shtëpinë e tij!
“Shtëpia për mua tani është në Shtetet e Bashkuara dhe ndihem vërtet si në shtëpinë time”, tha Harry për zhvendosjen e familjes pas dorëheqjes nga posti mbretëror dy vite më parë.
“Ne u mirëpritëm me krahë hapur dhe ne kemi një komunitet të madh në Santa Barbara”, shtoi Harry. Çfarë tha ai për gjyshen e mbretëreshën Elizabeth? “Ajo ka gjithmonë shumë humor me mua dhe sigurohem që ajo të ketë njerëzit e duhur rreth saj. Si Meghan dhe unë pimë çaj me të, kështu që ishte mirë që e takova”, tha ai për Hoda Kotb dhe NBC Today.
Shtëpia e tyre përmban pajisje mahnitëse si SPA, fushë tenisi dhe pishinë të hapur, duke u dhënë atyre një mënyrë jetese krejtësisht të ndryshme nga ajo që shijonin në shtëpinë e tyre private në Windsor, Frogmore Cottage.
Të famshëm të tjerë që jetojnë në të njëjtën zonë përfshijnë Katy Perry dhe Orlando Bloom, Ellen DeGeneres dhe Portia De Rossi, Ariana Grande, Gwyneth Paltrow dhe Oprah Winfrey./abcnews.al


