Manjola Lloja Bushati, Eriona Rushiti dhe Marina Daka ishin të ftuarat e sotme në programin ‘Abc e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi. Kryefjala e diskutimit ishte Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë zhvilluar në Shkodër. Gjatë bisedës në studio mësuan se për fituesen Marina, ishte dalja e parë në një skenë aq të madhe, ku dhe rrëmbeu trofeun.
“Disa shoqe që zura në atë festival më thoshin që “ti e meriton; ti do e fitosh”, po i thosha unë “nuk e di shpresoj”, tregoi Marina.
Teksa u ndalën tek votimi, edhe Manjola dhe Eriona nënvizuan se votat e fëmijëve janë ato që vendosin.
Manjola vuri theksin tek presioni që prindërit kanë ndaj fëmijëve, për ti perfshirë në kompeticione apo ethe garash.
“Ka një gabim të jashtëzakonshëm të prindërve. Në të rriturit shpeshherë bëjmë gabime të pafalshme me fëmijët. Nuk ka asgjë të keqe të kërkosh më të mirën për fëmijën, por duhet të kuptosh pikë së pari që fëmija nuk është zgjatim i yti. Dhe jo çdo gjë që ti ka arritur po jo ta bësh, duhet ta bëj fëmija jot. Në Shkodër këndojnë 120 fëmijë dhe të vish si një fëmijë vetëm se do mami apo babi që ti të jesh aty….sa keq do ndjehesht ti nëse do jesh përballë fëmijëve që këndojnë kaq mirë”.
Ndërkohë Eriona shtoi se mund të jepte një shembull jo për këtë Festival por për një tjetër kompeticion: “Do jepja një shembull jo për këtë Festival por për një kompeticion tjetër, ku një vajzë kishte marrë një çmim të dytë dhe prindërit ishin mërzitur aq shumë që nuk kishte marrë të parin dhe I kishin thënë “shko ktheja”.Kishte shkuar fëmija tek juria dhe i kishte thënë “nuk e dua””.
Manjola ndër të tjera shtoi se media dhe politikat arsimore duhet të jenë më të kujdesshëm në edukimin e femijëve./abcnews.al