Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Princ Harry surprizon fëmijët jetimë, vishet si Spiderman, urimi i ëmbël për Krishtlindje

schedule10:57 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 10:57 - 5 Dhjetor, 2022

Princi Harry u vesh si Spiderman dhe gëzoi zemrat e fëmijëve jetimë në Mbretërinë e Bashkuar.

BBC shkruan se Duka i Sussex u vesh si heroi i famshëm për fëmijët, në kuadër të një aktiviteti bamirësie për fëmijët jetimë të ushtarëve të vdekur në Britani.

Nëpërmjet një video mesazhi për fëmijët e qendrës “Scotty’s Little Soldiers”, princ Harry u dërgoi fëmijëve fjalë të ëmbla dhe inkurajuese.

Princi u tha fëmijëve se do të jetë mbështetje për ata dhe se do të kujdeset që fëmijët jetimë të argëtohen dhe të mos u mungojë asgjë, ndërsa bërti edhe urimin e Krishtlindjes.

Video-mesazhi iu shfaq anëtarëve të Scotty’s Little Soldiers në festën e tyre vjetore të Krishtlindjeve, ku tema ishin heronjtë dhe zuzarët. Në vitin 2019, Harry u vesh Babagjyshi i Vitit të Ri për t’u fëmijët e një qendre tjetër bamirësie./abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!