Primaret e “Rithemelimit”, Noka: Vorën e fitojmë, s’ka shans tjetër, shoqata hedh “stërkëmbësha”

schedule13:43 - 30 Janar, 2022

schedule 13:43 - 30 Janar, 2022

Nga Vora teksa pa nga afër procesin zgjedhor të primareve për kandidatët e Komisionit të Rithemelimit, deputeti Flamur Noka shprehu bindjen se do ta marrin këtë bashki. Noka deklaroi se rast të kundërt nuk ka, duke vlerësuar figurat e dy kandidatëve në garë për përfaqësuar kampin e Berishës në zgjedhjet e 6 Marsit.

“Çdo demokrat në 6 bashkitë ku do të ketë proces zgjedhor ndjen peshën e tij dhe fuqinë e tij në vendimmarrje. Kjo është falë Partisë Demokratike. Falë Kuvendit të saj të datës 11 Dhjetor që vendosi të sanksionojë në statut primaret që i jep vlerë votës.

Anëtarësia sot vendos kush do e përfaqësojë në garën elektorale ndryshe nga modeli i zarfeve dhe emërimeve. Sot demokratët e Vorës do të vendosin për përfaqësimin e tyre me votën e tyre. Të jeni të sigurt që pjesëmarrja do e kalojë referendumin. Nuk mund të jetë shoqata ajo që përcakton listat dhe numrat. Shoqata mirë që nuk e ka çuar numrin e anëtarëve në 2 milion.

Ata që janë anëtarë real të PD po vijnë. Pjesëmarrje në Shkodër janë radhë të gjata që presin për të votuar. Beteja është përballë regjimit. Ne do konsiderojmë edhe stërkëmbëshat që hedh shoqata. Beteja është për të vendosur demokracinë në këtë vend. Bashkinë e Vorës do e marrim pa më të voglin diskutim. Rast të kundërt nuk ka. Kandidatët tanë janë dy figura të spikatura të Vorës. Janë dy intelektualë dhe personalitete të Partisë Demokratike. Kandidatët tanë janë të përzgjedhur në mënyrë demokratike. Janë kandidatët më të mirë dhe si do regjistrohen ata do ta dëgjoni ditën e hënë dhe të martë”, u shpreh Noka.

Ai sulmoi edhe kundërshtarët brenda llojit duke theksuar se nuk po arrijnë të gjejnë as kandidatët duke shtuar se ditët në vazhdim do të ketë të reja në lidhje me marrëveshjet e mundshme me partitë aleate.  “Shoqata e bravave nuk po gjen dot kandidatët dhe nuk ka asnjë aleat. Ditët në vazhdim do e shihni si do bëhen marrëveshjet. Është skenari që e nxjerr forcën tonë fituese”, tha Flamur Noka. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!