Primaret e PD-së në Tiranë, zbardhen emrat e 3 kandidatëve të rinj

schedule15:12 - 7 Nëntor, 2022

schedule 15:12 - 7 Nëntor, 2022

Gazetari i Abc, Juxhin Mustafaraj ka zbardhur emrat e tre kandidatëve të rinj që do të garojnë në primaret e Partisë Demokratike në Tiranë për të hyrë më pas në garën e madhe të zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen më 14 maj 2023.

Kandidatët e rinj janë Julian Deda, Ftamir Merkoçi dhe Enkelekjda Fejzo.

Në total kandidatët për Primaret në Tiranë deri më tani janë shtatë:

  1. Belind Këlliçi
  2. Gert Bogdani
  3. Ilir Alimehmeti
  4. Adriana Kalaja
  5. Enkelejda Fejzo
  6. Fatmir Merkoçi
  7. Julian Deda

Mbrëmja e të dielës ishte afati final që Komisioni Zgjedhor në PD ka përcaktio  për regjistrimin e kandidatëve në primare për tre bashkitë më të mëdha në vend, Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin.

Në një dalje për mediat, pak ditë më parë, anëtarët e komisionit konfirmuan se janë udhëzuar degët e Partisë Demokratike në këto tre bashki të mëdha për marrjen e propozimeve dhe zyrtarizimin e kandidaturave. Pa kandidatë zyrtarë për primaret janë Bashkia Durrës dhe Bashkia Elbasan. Por vetë kreu i PD, Sali Berisha i pyetur për këtë çështje u shpreh i pashqetësuar.

Burime për ABC në degët e Durrësit dhe Elbasanit konfirmojnë se po punohet për të arritur drejtë kandidatëve konsensualë që gëzojnë mbështetjen e të gjithë rrymave brenda Partisë Demokratike. Në këto dy degë po punohet që mungesa e dakordësisë që u pamundësua nga dështimi i negociatave mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit të reflektohet tek kandidatët që do hyjnë në primare

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!