Për juristen Brizida Gjikondi, është e turpshme për vendin që shohim prezencën e SHBA në zhbllokimin e situatave sa i takon drejtësisë së re, apo edhe seanca gjyqësore.
“Më vjen keq dhe kjo ndodh rëndom, është e turpshme që SHBA do merret me ne për anëtarët e drejtësisë së re. Shohim prezencën e SHBA nëpër gjyqe, që bëjnë prap presion për një vendim të ekuilibruar. Mbajnë nën presion atë institucion që ata vetë e kanë krijuar.
Është për të ardhur keq që DASH është në funksion të institucioneve shqiptare. Jemi për të qarë hallin, kjo gjë ndodhi edhe me SPAK, po kjo ndodh me të gjitha institucionet, ata që kanë të bëjnë me vettingun me KLP. Tregon se kemi një sovranitet të brishtë, gati inekzistent.” u shpreh Gjikondi./abcnews.al