Prezantohet oferta turistike sezonin veror, Ndreu: Lezha do të jetë destinacioni i preferuar       

schedule16:22 - 17 Prill, 2021

schedule 16:22 - 17 Prill, 2021

Lezha është i pari qark në vend që prezanton për këtë vit ofertën turistike. Përmes kësaj nisme synohet që Lezha të jetë një ndër destinacionet kryesore turistike për këtë vit.

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreunë një intervistë të dhënë për ABC ka theksuar se së fundmi po punohet për të sjellë në vëmendje bukuritë dhe veçantinë që ka qyteti për tu shijuar nga të gjithë vizitorët.

Ndreu në fjalën e tij ka theksuar se është e rëndësishme që tashmë të gjithë vizitorët mundet që përmes një klikimi të informohen dhe të njihen me të gjithë bukuritë dhe destinacionet kryesore të Lezhës.

 

“Kryebashkiaku i Lezhës në një intervistë për abc ka bërë me dije se qëllimi kryesor për këtë vit është promovimi sa më shumë i vlerave që zotëron qyteti. Kryebashkikaku është shprehur se së shpejti do të bëhet e mundur dhe takimi me kryetarët e komunave në Kosovë dhe po përgatitet një platformë digjitale që çdo gjë që ofron Lezha të gjendet dhe online. Do të marrim masa që plazhi të jetë në gjendje më të mirë se një vit më parë. Këtë vit do të jetë gati ndriçimi i rrugës nga Lezha në Shengjin dhe  do të ketë më shumë mundësi promovimi. Duke ndërthurur kulturën me atë bukuri natyrore që bëhet sa më tërheqëse”, ka thënë ai.e.su./abcnews.al