Prezantohet në Athinë libri i Bashkim Zenelit, “Miqësi e trazuar”

schedule22:21 - 23 Dhjetor, 2018

schedule 22:21 - 23 Dhjetor, 2018

Ish-ambasadori Bashkim Zeneli pas Tiranës ka prezantuar mes bashkatdhetarëve në Athinë, librin e tij “Miqësi e trazuar”. Libri bazohet në kujtimet e Zenelit, i dekoruar me titullin “Mjeshtër i madh”, gjatë periudhës që ai shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Greqi.

Gjatë prezantimit u veçua fakti që Bashkim Zeneli përcjell në faqet e librit mesazhet e bashkëpunimit e të bashkëjetesës midis të dy popujve. Libri “Miqësi e trazuar, Greqia në kujtimet e ambasadorit” është i dyti në krijimtarinë e Bashkim Zenelit, pas atij “Për Gjermaninë”, ku Zeneli ka shërbyer gjithashtu si ambasador i Republikës së Shqipërisë./abcnews.al