Prezantohet Ilir Daja: Rekord për mua të drejtoj Partizanin, ju tregoj synimet

schedule11:16 - 10 Gusht, 2020

schedule 11:16 - 10 Gusht, 2020

Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit. Ishte tentuar edhe vjet në verë, por nuk kishte pasur një ofertë zyrtare. Më shumë për të mësuar mbi dëshirën e tij për të bashkëpunuar. Situata ndryshoi këtë sezon, kur të kuqtë dështuan me italianët Franco Lerda dhe Adolfo Sermani.

Boll me të huaj, Daja është një specialist dhe i duhuri. Kjo është ajo çka me shumë mundësinë kanë menduar te Partizani. U desh që në një moment edhe të përgënjeshtroheshin zërat e bisedimeve me Dajën, por me largimin e italianit Sormani nuk kishte më shumë dyshime për teknikun e ri të kampionëve të sezonit të shkuar.

Dita e prezantimit për të ka ardhur dhe tashmë Daja ka thënë edhe fjalët e para si “dem i kuq”. Fillimisht foli drejtori Olsi Rama, i cili theksoi se ishte marrëveshja më e lehtë që kishte bërë. “Marrëveshja është 1-vjeçare. Duam të punojmë pa presion”.

“Kuptohet se pritshmëritë janë të mëdha dhe kjo shihet edhe nga prania e medieve sot. Do mundohemi që të gjithë bashkë si klub, të bashkëpunojmë. Le të nisim punën për të realizuar objektivat. Jam i kënaqur që m’u besua ky projekt. I falënderoj drejtuesit për besimin e dhënë. Projekti i Partizanit nuk është sot për sot, po për të ardhmen”.

“Po kaloj nga Skënderbeu, ku kemi pasur sukses. Nuk është problem i madh, kudo ku kam qenë kam kërkuar maksimumin. Edhe te Partizani dua të fitoj. Kudo kam fituar respektin e tifozëve dhe do mundohem ta bëj edhe këtu. Ky është profesioni ynë, ky jam edhe unë”.

“Treshin e kam rekord personal, kam fituar tre tituj me skuadra të ndryshme. Tani jam i vetmi që i kam drejtuar tre skuadrat e kryeqytetit. Unë jam me ekipin që drejtoj”, shtoi Daja gjatë prezantimit. “Do doja të vazhdonim si Partizani kampion 16 herë, si ai ekip i para dy sezoneve”.

“Objektivin do e themi kur të ndërtohet ekipi. Atëherë do të jemi më konkret. Ky vit ishte i paparashikueshëm për çdo ekip, jo vetëm për Partizanin. Gjërat nuk kanë funksionuar normalisht, prej pandemisë. Duhet të japim maksimumin në fushë dhe të bëjmë lojë. Këtë duan tifozët dhe me lojë vijnë edhe rezultatet. Le t’i marrim gjëra hap pas hapi”.

“Merkato? Nuk jam trajner menaxher. Jam për vendime kolegjiale, normal edhe vota ime do merret parasysh. Të gjithë kontribuojnë për të afruar te ky Partizan lojtarë që bëjnë diferencën. Edhe me këtë grup që kemi mund të bëjmë gjëra të mira. Kemi nevojë për afrime në çdo repart. Pritshmëritë janë të mëdha, edhe pse nuk e kemi shpallur objektivin. Kemi evidentuar problemet. Duhet të gjejmë zëvendësuesin e Trashit. Shpresojmë të zhbllokohet merkato. Klubi ka edhe plan B, nëse përgjigja vjen më vonë. Në këtë rast do bashkëpunojmë edhe me tifozët, që të gëzojmë dhe të vuajmë së bashku”.

Vijon…

 

/abcnews.al