Prezantohet Flick: Rikthej Gjermaninë në majë të botës, do drekoj me Low

schedule17:38 - 10 Gusht, 2021

schedule 17:38 - 10 Gusht, 2021

Hans-Dieter Flick është prezantuar sot si trajneri i Gjermanisë. Drejtuesit e DFB (Federata Gjermane e Futbollit) vendosën t’i besonin stolin ish-trajnerit të Bayern Munchen pas largimit të Joachim Low, pas 16 viteve të kaluara në stolin e “Pancerave”.

Flick foli sot për mediet, ku ndër të tjera tha: “Do te ketë vetëm gjashtë ndërprerje kampionatesh deri në Botërorin Katar 2022, pra kemi pak kohë në dispozicion. Do të fillojmë nga puna në fund të gushtit, për të nisur shkëmbimin e ideve të duhura me lojtarët.

Më motivon shumë fakti që do të punoj me futbollistët më të mirë gjermanë. Për momentin, ne renditemi në vend të 12-të në FIFA, objektivi është të kthehemi në majë të botës“, deklaroi 56-vjeçari gjerman, i cili ndalet edhe te Marco Reus.

Marco është një nga lojtarët më të mirë të periudhës së fundit. Të gjithë lojtarët e mirë janë ftuar në kombëtare, do të ftohen përsëri nëse paraqiten mirë me skuadrat ku luajnë.

Kam biseduar edhe me Low, jemi dëgjuar në telefon. Sigurisht që së shpejti do të pimë ndonjë kafe ose do të drekojmë së bashku“, deklaroi trajneri i kombëtares gjermane të futbollit. /abcnews.al