Drejtori ekzekutiv i Bankës Botërore për Shqipërinë, Patrizio Pagano është prezantuar në Bankën e Shqipërisë nga guvernatori Gent Sejko. Në takimin prezantues, guvernatori Sejko tha se falë reformave të ndërmarra, Shqipëria është e destinuar të ketë rritje ekonomike.
Patrizio Pagano është drejtori i ri ekzekutiv i Bankës Botërore edhe për Shqipërinë. Në prezantimin që që guvernatori Gent Sejko bëri, tha se ai vjen edhe si një akademik me një histori të gjatë publikimesh shkencore
Tema e tij e prezantimit ka të bëjë me rolin që ka produktiviteti në rritjen ekonomike dhe në vecanti mbi debatin që ka ngjallur së fundi hipoteza se ekonomitë e zhvilluara janë të destinuara për një periudhë të gjatë dhe pse jo edhe dekadash për rritje të ngadaltë ekonomike dhe frenimi të përmirësimit të mirëqenies.
Produktiviteti dhe roli i tij në rritjen ekonomike ka qenë dhe është një temë e cila ka pasur një vëmendje të madhe edhe nga studimet e Bankës së Shqipërisë.
Konkluzioni i prezantimit në Bankën e Shqipërisë se normat e ulta aktuale të rritjes së produktivitetit në rang botëror nuk përfaqësojnë detyrimisht një normale të është një inkurajim më tëj për suksesin e reformave në shqipëri në këndvështimin e guvernatorit Gent Sejko.
Por nga ana tjetër ai tregon kujdesin që duhet të tregohet vecanërisht në forcat e reja të punës.
Ndërsa fushata për rritjen e formalizimit, rritja graduale e konkurrencës si dhe rishikimi i ligjit për falimentin do të krijonin stimujt e duhur në produktivitetin dhe përmirësimin e aftësive menaxheriale të biznesit.
Gjatë takimit prezantues në Bankën e Shqipërisë, Pagano nënvizoi rëndësinë që ka ndikimi I teknologjisë dhe kapitalit njerëzor në nxitjen e rritjes së produktivitetit.
Pagano: “Rritja e produktivitetit konsiderohet si një nga shtyllat kryesore strukturore të ekonomisë shqiptare dhe një faktor që do ta bënte atë më konkurruese në raport me vendet e rajonit dhe më gjerë”.
Aktualisht, Banka Botërore ka 24 projekte aktive në Shqipëri, të shtrira në sektorë të ndryshëm, që nga infrastruktura dhe mjedisi e deri tek shëndetësia dhe forcimi i kapaciteteve mbikqyrëse të tregjeve financiare.
Që prej vitit 2014, Patrizio Pagano është drejtor ekzekutiv në Bankën Botërore për shtatë vende, mes të cilave Italia, Greqia dhe Shqipëria./ abcnews.al