Prezantohet “Dimri i librave”’/ Romani i Bashkim Hoxhës ftesë për reflektim mbi shkrimtarët dhe leximin

schedule15:44 - 20 Shtator, 2023

schedule 15:44 - 20 Shtator, 2023

“Dimri i librave” i Bashkim Hoxhes  vë në qender shkrimtarin dhe krizen e leximit. Kopertina duket e  mirë menduar në funksion të idesë, ku autori ngjite shkallët, e ku mbi krye i rëndon një tra i madhe metalik, prej ku nis edhe drama e parë e shkrimtarit  në këtë roman.

Ky libër në pikëpamje të parë i zymtë, shoqërohet me mjaft ironi, cc’ka i jep lexuesit argëtim edhe pse dominojnë notat pesimiste për krizën shpirtërore dhe kulturore te shoqërisë e cila në këtë rast është pa kohë.

Ky roman ka një strukturë të veçantë ku çdo kapitull është pagëzuar me nga një emër poeti si Fatmiri, Simoni apo Sokrati qëllimshëm prej shkrimtarit.

Dozat pesimiste të realitetit vijnë nën prespektivën e një drite gjatë gjithë strukturës narrative duke zhbërë çdo antivlerë e cila rreket të institucionalizohet.

Bashkim Hoxha është gazetar i njohur, dramaturg, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka fituar disa çmime kombëtare me romanet e tij dhe disa nga librat janë përkthyer në anglisht./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!