Prezantohet CEO i ri i Bayern Munich: Mezi pres të filloj, po kaloj vitet më të bukura të jetës te Bayern

schedule14:02 - 28 Maj, 2023

schedule 14:02 - 28 Maj, 2023

Vetëm pas minuta pas shpalljes kampionë të Bundesliga, bordi i Bayern Munich njoftoi shkarkimin e CEO-s së “bavarezëve”, Oliver Kahn dhe Drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic, shkarkim që për disa tifozë ishte i pritshëm e për disa jo.

CEO i ri i “të kuqve” të Mynihut u vendos Jan-Christian Dressen, i cili sapo mbërriti në “Allianz Arena” foli në një konferncë për shtyp nga ku prezantoi rolin e tij të ri në organikën drejtuese të klubit.

“Kam pasur plane të tjera jete. Kam pasur vite të mrekullueshme këtu dhe ka qenë një nga vendimet më të mira të jetës sime 10 vjet më parë. Kur ka diçka të re ju duhet të rishikoni planet tuaja. Dua të falënderoj të gjithë bordin mbikëqyrës për këtë mundësi. Puna sigurisht që nuk do të jetë e lehtë në javët në vijim, por mezi pres që të hyj në punë”,- u shpreh CEO i ri i “bavarezëve”. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!